Shqipëri-Japoni, projekte bashkëpunimi për zonat e mbrojtura dhe në turizëm

Aktualitet | 4 vite më parë

Shqipëria do të bashkëpunojë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JAICA), për projekte në zonat e mbrojtura si dhe në fushën e turizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur detaje nga takimi i zhvilluar me përfaqësues të kësaj Agjencie në nisje të vizitës zyrtare në Tokyo.

Ministrja shprehet se në takimin me drejtuesit e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, u diskutua për projekte të rëndësishme për zonat e mbrojtura, konkretisht në lagunat dhe parqet kombëtare.

Zonja Kumbaro thekson se dhe turizmi zë një vend kryesor në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe dakordësuam të bashkëpunojmë në këtë sektor.

Kumbaro është pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama në vizitën zyrtare në Japoni deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme