Izraeli vret një tjetër komandant të Hezbollahut

Botë | 2 vite më parë

Ushtria izraelite (IDF) deklaroi se kishte vrarë një tjetër komandant pro iranian të Hezbollahut në Libanin jugor.

Sipas saj terroristi Fadel Ibrahim është eliminuar nga një aeroplan izraelit në një sulm të saktë në zonën Deir Kifa të Libanit jugor.

”Ibrahimi ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut në zonën Xhuajja. Si pjesë e rolit të tij, Ibrahimi ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve terroriste kundër Izraelit dhe komandimin e forcave tokësore të Hezbollahut në zonën Xhuajja”, theksoi ushtria izraeliane.

Hezbollahu konfirmoi vdekjen e tij dhe tha se ”në përgjigje të sulmit në Deir Kifa, milicia shiite hodhi dhjetëra raketa në objektiva në Izraelin verior”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme