Miratohet ligji europian për natyrën, 20 për qind e tokës dhe detit të BE do riaktivizohet deri në fund të dekadës

Botë | 2 vite më parë

BE-ja ka miratuar një ligj historik për të mbrojtur natyrën, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh midis shteteve anëtare që ishin skeptike dhe kundër miratimit të ligjit. Sipas këtij ligji, 20% e tokës dhe detit brenda bllokut do të restaurohet deri ne fund të dekadës.

Ligji, që kur u propozua është përballur me diskutime dhe skepticizëm të madh nga shumë vende anëtare brenda bllokut. Ligji ka rezultuar të jetë  pjesa më e diskutueshme e marrëveshjes së gjelbër.

Pro votuan 20 vende, 6 ishin kundër ndërsa Belgjika abstenoi. Vendet që ishin kundër e kritikuan miratimin e ligjit, pasi sipas tyre vendos kosto shtesë administrative dhe financiare mbi shtetet. Ligji detyron shtetet anëtare që të marrin masa dhe të kontribuojnë në mbjelljen e të paktën 3 miliard pemëve të reja. Cesar Luena, eurodeputet i qendrës së majtë nga Spanja që udhëhoqi negociatat e Parlamentit Evropian, e cilësoi pozitive miratimin e ligjit.

“Sot shënohet një ditë e rëndësishme për Evropën pasi ne kalojmë nga thjesht mbrojtja dhe ruajtja e natyrës në rivendosjen aktive të saj”, tha ai.

Ndërsa aktivistët e cilësuan  votimin si një fitore “historike” për natyrën e Evropës, por kritikuan “sulmet e vazhdueshme” që e hodhën poshtë atë dhe shkaktuan vonesa në miratimin  e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme