Protesta kundër ligjit për agjentët e huaj, Policia gjeorgjiane arrestoi dhjetëra protestues në Tbilisi

Mijëra njerëz vazhdojnë protestat para Parlamentit në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi për të protestuar kundër ligjit “Për agjentët e huaj”. Sipas tyre, ligji që pritet të miratohet të martën, kërcënon lirinë e shtypit dhe të drejtat e qytetarëve. Dhjetëra persona u arrestua nga policia pas protestave të dhunshme.
Gjatë fundjavës, Gjeorgjia u përball me një nga tubimet më të mëdha në historinë e vendit, ku në rrugë dolën mbi 50 mijë persona. Kritikët thonë se projektligji është hartuar sipas një legjislacioni të ngjashëm të miratuar në vitin 2012 në Rusi, që është përdorur nga Moska për të goditur disidentët. Projekligji që ka shkaktuar protesta masive në Tbilisi parashikon që organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë do të jenë të detyruara të regjistrohen si “agjentë të huaj “ ose do të përballen me gjoba.
Partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane thotë se kjo masë do të rrisë transparencën dhe do të mbrojë sovranitetin e Gjeorgjisë. Protestuesit janë të shqetësuar se ligji do të përdoret nga qeveria për të shtypur disidentët dhe do të dëmtojë përpjekjet e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me bllokun europian. BE i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidatit në dhjetor të vitit të kaluar, por ka paralajmëruar se ligji mund të rrezikojë përparimin e mëtejshëm brenda bllokut.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




