Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Brazilin jugor është rritur në 107, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.
”Të paktën 136 persona të tjerë u zhdukën dhe 374 u plagosën”, thanë autoritetet.
Përmbytjet detyruan më shumë se 230 000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1,4 milionë njerëz ose më shumë u prekën në 425 qytete në të gjithë shtetin.
Forcat Ajrore Braziliane sollën 25 tonë ndihma humanitare në rajon, duke përfshirë ilaçe, impiante për trajtimin e ujit dhe ushqim.
“Puna vazhdon. Brazili është i bashkuar në përpjekjet e tij për të rindërtuar Rio Grande do Sol”, shkroi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva në një postim në X
Mbrojtja Civile e Rio Grande do Sol ka lëshuar një paralajmërim për shi të dendur dhe erëra të forta me shpejtësi që tejkalojnë 90 kilometra në orë në pjesën më të madhe të shtetit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




