Protesta në Gjeorgji, kundërshtohet miratimi i ligjit për “agjentët e huaj”

Mijëra gjeorgjianë marshuan të dielën në rrugët e kryeqytetit Tbilisi në shenjë proteste ndaj projektligjit mbi agjentët e huaj që opozita e vendit dhe perëndimi thonë se është autoritar dhe i frymëzuar nga rusët.
Projektligji pritet të kalojë të martën në lexim të dytë në parlament çka pritet të shoqërohet nga protestat masive thirrur nga grupet e shoqërisë civile dhe partitë opozitare. Nëse miratohet, projektligji detyron organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj ose do të përballen me gjoba.
Në Gjeorgji ligjin ndërkohë e thërrasin me emrin ligji rus, pasi krahasohet me ligjin që përdoret për të goditur disidentët në Rusi. Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore kanë paralajmëruar se legjislacioni mund të ndalë integrimin evropian të Gjeorgjisë.
Në muajin dhjetor vendi mori statusin e kandidatit për anëtarësim në bllok. Që drafti të kthehet në ligji duhet të kalojë tre lexime në parlament si dhe të dekretohet nga presidentja I vendit, e cila ndërkohë është shprehur kundër tij.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




