Presidenti Jinping do të vizitojë Serbinë më 7 dhe 8 maj, do takohet me Vuçiq

Botë | 3 vite më parë

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 7 dhe 8 maj.  Presidenti Jinping do të mirëpritet nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).

Hera e fundit që Xi vizitoi Serbinë ishte në vitin 2016, që ishte edhe vizita e parë e Presidentit të Kinës në Serbi pas 32 vitesh.

Vuçiq u takua me Xi tetorin e kaluar në Pekin, gjatë Forumit të tretë Brez dhe Rrugë, kur u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme