Gjyqi penal ndaj Trump, juria me 12 anëtarë dëgjon palët dhe më pas dëshmitë

Gjyqi penal që nis sot në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump do të fillojë me deklaratat hapëse të dy palëve dhe do të pasohet nga dëshmitë.
Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur një pagesë prej 130 mijë dollarësh ndaj aktores së filmave për të rritur Stormi Daniels.
Kjo e fundit pranoi shumën për të heshtur lidhur me një marrëdhënie që ajo pretendon se ka patur me Trump para nisjes së fushatës presidenciale të vitit 2016. Vetë ish-presidenti e ka mohuar lidhjen e aktoren.
Mes dëshmitarëve që do të sillen në gjyq do të jetë edhe Stormi Daniels, por edhe ish- avokati i Donald Trump Majkëll Kohen.
Ky i fundit është dënuar më parë me burg, lidhur me rolin e tij në pagesën e bërë për siguruar heshtjen e ish-aktores Daniels, por edhe për shkelje të tjera përfshirë ato që ka gënjyer Kongresin.
Procesi ndaj Donald Trump vlerësohet si gjyqi parë historik i një ish-presidenti amerikan.
Trump është ish-Presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg.
Gjyqi zhvillohet në një kohë që Donald Trump garon për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në muajin nëntor përballë presidentit aktual Joe Biden.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




