Makina përplas besimtarët në Jerusalem, autorëve u ngec arma para se t’i qëllonin

Tre persona mbetën të lënduar në Jerusalem mëngjesin e së hënës, duke i shpëtuar përplasjes me makinë dhe plumbave të një arme automatike, e cila nuk arriti të përdorej.
Dy autorë u arrestuan për ngjarjen. Policia izraelite tha se po e trajton atë si një sulm terrorist.
Makina e autorëve mori me shpejtësi përpara një grup meshkujsh me veshjen e besimtarëve ordotoksë, që po bisedonin në trotuar. Mes të lënduarve të dërguar për nidhmë mjekësore ishin një 20-vjeçar, një 18-vjeçar dhe një 15-vjeçar.
Policia njoftoi se dy të dyshuarit u gjetën të fshehur pranë një biznesi. Pamjet nga kamerat e sigurisë treguan se pas përplasjes me qëllim të personave, ata dolën nga mjeti me armë automatike, që u bllokuan para se të hapnin zjarr.
Sulmi ndodhi në ditën kur besimtarët izraelitë festojnë Pashkën hebraike. Viktimat më herët kishin kryer edhe ritin tradicional të mëngjesit.
Një ditë më parë u raportuan sulme të ndryshme nga palestinezët ndaj trupave dhe civilëve në Cisjordani, i njohur edhe si Bregu Perëndimor.
Tensionet në Izrael dhe në Cisjordani janë rritur prej 7 Tetorit, kur militantë të Hamasit kaluan kufirit e Gazës drejt Izraelit, duke vrarë të paktën 1.200 persona dhe duke marrë peng 254 të tjerë. /TI
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




