Ushtria izraelite përfundon sulmin vdekjeprurës në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Trupat izraelite kanë përfunduar operacionin dy-ditor në kampin e refugjatëve Nur al-Shams pranë Tulkarm, në Bregun Perëndimor. Sipas forcave izraelite, kjo ka qenë një nga betejat më të mëdha në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.
Të paktën 14 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë gjatë bastisjes. Ministria palestineze e Shëndetësisë bëjnë të ditur se forcat e sigurisë vranë 10 terroristë dhe arrestuan tetë të dyshuar të kërkuar gjatë operacionit të saj të gjerë kundër terrorizmit.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur gjatë ofensivës së Izraelit në Gazë, ku sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në territorin e pushtuar shkuan në vitin 2023 në nivelin më të lartë që kur OKB filloi regjistrimin e të dhënave në vitin 2006.
Të paktën 483 palestinezë janë vrarë nga kolonët ose ushtarët e IDF në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor që nga 7 tetori.
Rritja e dhunës nga kolonët ekstremistë ka çuar në më shumë sanksione nga SHBA dhe BE.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




