Hamasi dënon ndihmën e re ushtarake amerikane për Izraelin: Po shkelen ligjet ndërkombëtare

Botë | 3 vite më parë

Hamasi ka dënuar miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të një pakete ndihme të huaj prej më shumë se 26 miliardë dollarësh për Izraelin, duke e quajtur atë një shkelje të “të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe normave humanitare”.

Grupi militant palestinez e sheh financimin si konfirmim të bashkëpunimit të SHBA-së ku fushata izraelite “ka marrë jetën e dhjetëra mijëra martirëve të pafajshëm, përveç shkatërrimit sistematik të qyteteve dhe lagjeve të banuara dhe të gjitha objekteve civile dhe infrastrukturës në Rripin e Gazës”, thuhet në një deklaratë të dielën.

Sipas Hamasit, administrata amerikane dhe presidenti Joe Biden, duhet të mbajnë përgjegjësi personale, politike, ligjore dhe morale, për ato që i konsideroi si krime lufte në Gazë.

“Projektligji siguron dritën jeshile për Izraelin që të vazhdojë agresionin brutal”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi Aktin e Ndarjeve Suplementare të Sigurisë të Izraelit të shtunën me një votim 366-58.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme