Zëdhënësi i Kremlinit thotë se ndihma do të ‘shkatërrojë më tej’ Ukrainën

Zëdhënësi zyrtar i Kremlinit ka reaguar ndaj votimit të së shtunës me një koment të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Dmitry Peskov thotë se ndihma ushtarake “do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke bërë që më shumë ukrainas të vdesin për fajin e regjimit të Kievit”.
Përveç financimit për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi gjithashtu dispozita për të ripërdorur asetet e ngrira ruse të mbajtura në SHBA dhe për të devijuar paratë në Kiev.
Ai tha se SHBA “do të duhet të përgjigjet” për këtë veprim, duke thënë se Rusia do ta bëjë këtë në një mënyrë që “i përshtatet më së miri interesave tona”.
Peskov tha se masa do të shkaktojë “dëm të pariparueshëm” në imazhin e Amerikës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




