Të shtëna me armë në një festë në SHBA, dy viktima dhe 14 të plagosur

Të paktën 2 persona kanë gjetur vdekjen dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një festë në Memphis, Tennessee të SHBA-së.
“Gjatë hetimeve që pasuan, dy prej të cilëve kishin vdekur në vendngjarje”,njoftoi policia ndërsa shtoi se një nga të plagosurit është në gjendje kritike.
Policia tha se të shtënat ndodhën në një festë ku ishin mbledhur deri në 300 persona.
Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes, ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të dyshuar.
Incidenti vdekjeprurës zgjeron listën e më shumë se 115 të shtënave masive të raportuara në Shtetet e Bashkuara deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




