Pas sulmit ndaj Izraelit, tensione në Teheran, përkeqësohet ndjeshëm situata ekonomike

Teherani është i tensionuar, tre ditë pas sulmit të drejtpërdrejtë të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit. Të shqetësuar për luftën dhe ndikimin e saj në ekonominë tashmë në rënie të Iranit, një pjesë e konsiderueshme e iranianëve kundërshtojnë atë që ata e shohin si aventurizëm të pamatur të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të vendit (IRGC), i cili gjuajti më shumë se 300 dronë dhe raketa të shtunën.
Në një letër dërguar BBC Persian, një listë e gjatë e aktivistëve iranianë brenda dhe jashtë vendit kritikuan veprimet e IRGC-së dhe i thanë “Jo luftënxitësve!” Shumë iranianë gjithashtu e shohin konfrontimin Iran-Izrael që tani del nga hijet, si të orkestruar nga qeveria iraniane dhe jo si reflektim i vullnetit të popullit iranian. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




