Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Biden mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden do të mbledhë zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaware pas nisjes së sulmeve të Iranit ndaj Izraelit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti është informuar për situatën në Lindjen e Mesme më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare Jon Finer.

Gjithashtu bëhet e ditur se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Q. Broën do të jenë në dhomën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare së bashku me Sullivan dhe Finer.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe shefi i stafit të Biden, Jeff Zients do të marrin pjesë përmes komunikimit me video.

Pak më parë u bë e ditur se Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë. Dronët e tipit Shahed vlerësohet se kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të madhe mes dy vendeve.

Ata konsiderohen si vala e parë e sulmit frontal që Republika Islamike po ndërmerr në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e konsullatës së saj në Damask.  Izraeli ka njoftuar se mbrojtja e tij ajrore është funksionale dhe forcat e armatosura në gatishmëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme