Eklipsi i diellit, studiuesit amerikanë: Kemi parë sjellje të çuditshme te kafshët

Botë | 3 vite më parë

Dëshira e shtuar për t’u çiftëzuar dhe ndryshime të tjera janë vërejtur në sjelljet midis kafshëve gjatë eklipseve diellore.

Këtë e ka brë të ditur profesori i Shkencave Biologjike të Shtetit të Karolinës së Veriut Adam Hartstone-Rose.

Sipas tij, gjatë eklipsit të fundit diellor total, në vitin 2017, studiuesit vunë re se breshkat filluan të lëvizin më shpejt dhe disa filluan të çiftëzohen.

Hartstone-Rose do të vëzhgojë kafshët në kopshtin zoologjik Fort Worth në Teksas, i cili do të preket eklipsi i plotë diellor.

Rreth 25 specie të tjera në kopshtin zoologjik do të mbahen nën vëzhgim, duke përfshirë edhe gorillat.

“Shumë nga kafshët shfaqën sjellje që ne i lidhim me ankthin. Ne nuk e dimë nëse është vetë eklipsi që i bën ata të shqetësuar apo të çmendur”, u shpreh Hartstone-Stone, transmenton CNN.

I pyetur në lidhje me ndryshimet e mundshme të sjelljes në kafshët shtëpiake, Hartstone-Rose tha se ka pasur vëzhgime të disa qenve që ose heshtën ose filluan të lehin ose të ulërijnë më shumë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme