Izraeli përdor Inteligjencën Artificiale që të zgjedhë objektivat e bombardimeve në Gazë

Ushtria izraelite po përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar objektivat e bombardimeve në Gazës.
Sipas një hetimi nga Revista +972 dhe Local Call, ku citohen gjashtë zyrtarë të inteligjencës izraelite të përfshirë në këtë program pretendojnë se shqyrtimi njerëzor i objektivave të sugjeruara ishte i përciptë në rastin më të mirë.
Zyrtarët thanë se mjeti i bazuar në AI quhej “Lavender” dhe dihej se kishte një shkallë gabimi 10%. Kur u pyetën për raportin e revistës +972, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk e kundërshtuan ekzistencën e mjetit, por mohuan që AI të ishte përdorur për të identifikuar terroristët e dyshuar.
Në një deklaratë të gjatë, IDF theksoi se “sistemet e informacionit janë thjesht mjete për analistët në procesin e identifikimit të objektivit” dhe se Izraeli përpiqet të “zvogëlojë dëmin ndaj civilëve në masën e mundshme në rrethanat operacionale”
Ai shtoi se analistët shqyrtojnë në mënyrë të pavarur nëse objektivat “përmbushin përkufizimet përkatëse në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe kufizimet shtesë të përcaktuara në direktivat e IDF”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




