Dogji Kuranin në Suedi, mediat shkruajnë se irakeni është gjendur i vdekur në Norvegji

Botë | 3 vite më parë

Refugjati iraken antiislamist Salëan Momika, është gjetur i vdekur në një shtëpi në Norvegji, shkruajnë mediat e huaja, ndërsa kjo ende nuk është konfirmua nga autoritetet. Momika njihej për organizimet publike provokuese në Suedi duke djegur librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin.

Vetëm disa ditë më parë Momika ishte shprehur disa ditë më parë se kishte në plan të kërkonte azil në Norvegjinë pasi kishte marrë një urdhër deportimi nga Suedia, të cilën e  kritikoi për politikat e azilit. 

“Suedia pranon vetëm terroristë që u jepet azil e mbrojtje, kurse mendimtarëve e filozofëve u jepet urdhri i largimit. Do të vazhdoj përpjekjen time kundër Islamit edhe kam paguar dhe vazhdoj të paguaj çmimin. Jam gati për këtë”, shkruante Momika në rrjetin X, një javë më parë.

Djegia e Kuranit nga 37-vjeçari tërhoqi vëmendje në mediat botërore dhe nxiti hetimet e autoriteteve suedeze për nxitje urrejtjeje ndaj grupeve etnike. Veprimet e tij sjellin zemërim ndërkombëtar ndaj Suedisë dhe shkaktuan trazira në vendet me shumicë myslimane.

Gazetar: A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme