Vrasjet e punonjësve të organizatës humanitare në Gazë, ushtria izraelite: Po e hetojmë në nivelet më të larta

Ushtria izraelite bëri të ditur sot se po heton në nivelet më të larta të saj sulmin vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës World Central Kitchen (WCK) në Gazë.
“Ne e kemi shqyrtuar incidentin në nivelet më të larta për të kuptuar rrethanat e asaj që ndodhi dhe si ndodhi”, tha të martën zëdhënësi i ushtrisë së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Sipas WCK dhe autoriteteve sulmi ajror izraelit vrau të paktën shtatë punonjës të organizatës humanitare që u dërgonte ushqim civilëve në Gazë.
Mes të vrarëve ishte dhe shtetas amerikano-kanadez si dhe australianë, polakë, britanikë, dhe një palestinez.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se ai kishte folur me themeluesin e WCK-së, José Andrés dhe “u kishte shprehur ngushëllimet më të thella të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për familjet dhe gjithë familjen World Central Kitchen”.
Hagari tha se IDF do t’i hetonte ngjarjet “tërësisht dhe në mënyrë transparente” dhe ushtria izraelite kishte shprehur “dhimbje të sinqertë” për “kombet e saj aleate që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë kaq shumë për të ndihmuar ata në nevojë”.
“Ne do të arrijmë deri në fund të kësaj dhe do t’i ndajmë gjetjet tona në mënyrë transparente,” tha Hagari. Rishikimi i IDF-së do të ndihmonte më tej në zvogëlimin e rrezikut që një ngjarje e tillë të përsëritet”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




