Në një Ukrainë pa luftë, sot do ishte dita e zgjedhjeve ku do jepej verdikti për Zelenskin

Në një botë ku Ukraina nuk do të ishte e pushtuar dhe do të gëzonte pavarësinë e saj, sot do të ishte një ditë votimi për të.
Populli ukrainas do të vërshonin sot në kutitë e votimit ku do të jepnin verdiktin e tyre për presidencën e Vlodomir Zelenskit (Volodymyr Zelensky).
Pesë vjet më parë, Zelenskit iu besua detyra e Presidentit të vendit, ndërsa sot me forcat ruse që po pushtojnë vendin dhe miliona ukrainas të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, zgjedhjet thjeshtë nuk janë një opsion.
Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon mbajtje e zgjedhjeve gjatë luftës, dhe alternativa e vetme është që gjendja ushtarake të pezullohet gjatë periudhës zgjedhore.
Vetë Zelenski tha se nuk është koha për të mbajtur zgjedhje.
“Ka një logjikë. Nëse jeni duke mbrojtur demokracinë, atëherë duhet të mendoni për këtë mbrojtje, edhe në kohë lufte. Tani nuk është koha e duhur për zgjedhje,” tha ai, duke pranuar në të njëjtën kohë se një votim mund të provojë një shpërqendrim përçarës nga qëllimi kryesor i mposhtjes së Rusisë.
Edhe ushtarët, të cilët ndodhen në vijën e parë të frontit, thonë se zgjedhjet tani do të ishin një ide e keqe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




