Netanjahu shfaq probleme shëndetësore, zv.kryeministri drejton përkohësisht Izraelin

Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu) do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi u diagnostikua me hernie. Lajmi është dhënë nga zyra e Kryeministrisë, ku sqaron se vendi do të drejtohet përkohësisht nga zëvendëskryeministri , njëherësh ministri i drejtësisë, Yariv Levin deri në kthimin e Netanjahut.
“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu u zbulua se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot (e diel, 31 mars 2024), kryeministri Netanjahu do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, tha Kryeministria.
Problemet shëndetësore të Netanjahut vijnë në një moment kur Izraeli vijon sulmet ndaj Gazës, ndërsa në Kajro kanë nisur negociatat për armëpushim.
Pavarësisht përpjekjeve të Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara, bisedimet për një armëpushim po ecin me një ritëm të ngadaltë, Ku Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për ngërçin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




