Papa Françesku thyen traditën në ritualin vjetor duke larë këmbët grave

Papa Françesku ka larë të enjten këmbët e 12 grave në një burg në Romë gjatë një ceremonie ku theksohej përulësia. Është hera e parë që Papa u lanë këmbët grave gjatë shërbimit të posaçëm vjetor.
Papa 87-vjeçar, i cili ka përjetuar vështirësi shëndetësore dhe lëvizëse kohët e fundit, drejtoi ceremoninë në burgun Rebibbia në Romë, duke larë këmbët e secilës prej grave nga karrigia e tij me rrota, shumë prej të cilave ishin në lot ndërsa e bëri këtë.
Rituali i larjes së këmbëve zhvillohet të enjten para Pashkëve dhe synon të imitojë larjen e këmbëve të dishepujve të tij nga Jezu Krishti një natë para se të vdiste.
Që nga zgjedhja e tij, Papa e ka nxjerrë këtë ceremoni jashtë territorit të Vatikanit duke larë këmbët të burgosurve, refugjatëve dhe invalidëve.
Nadia Fontana, drejtoresha e burgut femëror në Romë ku ndodhi ngjarja, tha se ishte hera e parë që një papë hynte në objektin e tyre, ku ajo tha se mbante 360 të burgosur dhe një fëmijë.
Në vitet e para të pontifikatit të tij, Papa ndryshoi rregullat e kishës për të përfshirë zyrtarisht gratë në ceremoni, një lëvizje që hasi në rezistencë në Vatikan.
Papa javët e fundit ka pasur ndihmë për të lexuar disa nga fjalimet e tij pasi vuante nga një periudhë e keqe shëndetësore. Më 28 shkurt, ai u shtrua në spital për analiza. Gjatë muajve të dimrit, Papa Françesku ka luftuar me periudhat e bronkitit, të ftohtit dhe gripit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




