Shërbimi i sigurisë i Ukrainës arreston dy agjentë rusë

Botë | 3 vite më parë

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ka arrestuar dy agjentë të agjencisë ruse të inteligjencës.

Ukraina akuzon agjentët rus se tentuan të identifikonin vendndodhjet e trupave ukrainase për t’ua dërguar më pas koordinatat Rusisë, në mënyrë që të përgatiteshin për sulmet ajrore.

Kievi ka ndërmarrë një goditje intensive ndaj atyre që dyshohet se kanë bashkëpunuar me Moskën që nga pushtimi i saj në shkurt 2022, duke hapur mijëra çështje penale.

“Si rezultat i një operacioni special, dy agjentë të FSB-së u arrestuan në Kiev dhe Odesa. Kriminelët u përpoqën të identifikonin vendndodhjet e trupave ukrainase dhe më pas t’u dërgonin okupatorëve koordinatat përkatëse për të rregulluar sulmet ajrore. Në fazën përfundimtare të operacionit special, të dy kriminelët u arrestuan në flagrancë ndërsa spiunonin objektivat e mundshëm për pushtuesit”, tha SBU në një deklaratë, duke iu referuar shërbimit të sigurisë FSB të Kremlinit.

Një nga të dyshuarit fotografoi një termocentral, duke pretenduar se do ndihmonte Rusinë me bombardimet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Të dy u akuzuan për bashkëpunim dhe përballen me burgim të përjetshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme