Tajlanda kërkon legalizimin e martesës mes së njëjtës gjini

Tajlanda ka bërë një hap historik më pranë barazisë martesore pasi dhoma e ulët miratoi një projektligj që i jep njohje ligjore martesës mes së njëjtës gjini.
Nëse pr/ligji do të marrë miratimin e Senatit, do e bëjë Tajlandën vendin e vetëm në Azinë Juglindore që njeh bashkimet me të njëjtën gjini.
Kjo do të çimentojë reputacionin e Tajlandës si një strehë relative për çiftet LGBTQ+ në një rajon ku qëndrime të tilla janë të rralla.
“Ky është fillimi i barazisë. Nuk është një kurë universale për çdo problem, por është hapi i parë drejt barazisë. Ky ligj kërkon t’i kthejë këto të drejta këtij grupi njerëzish, e jo t’u japë atyre të drejtat”, tha deputeti dhe kryetari i komitetit të dhomës së ulët për barazinë martesore, Danuphorn Punnakanta.
Pr.ligji i ri, i cili u miratua nga 400 nga 415 ligjvënës të pranishëm, do të përshkruajë martesën si një partneritet midis dy individëve, në vend të një burri dhe një gruaje. Dhe do t’u japë çifteve LGBTQ+ të drejta të barabarta për të marrë kursime tatimore martesore, për të trashëguar pronën dhe për të dhënë pëlqimin për trajtim mjekësor për partnerët që janë të paaftë.
Tajlanda tashmë ka ligje që ndalojnë diskriminimin mbi identitetin gjinor dhe orientimin seksual dhe, për këtë arsye, shihet si një nga vendet më miqësore të Azisë LGBTQ+.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




