Trump zbut tonet ndaj NATO-s – “Nëse iu them anëtarëve të tjerë se do t’i mbrojmë pa paguar pjesën e tyre, ata nuk do të paguajnë faturat”

Ish presidenti amerikan Donald Trump duket se ka ndryshuar pak tonet për sa i përket NATO-S, pasi më parë ishte shprehur se, nëse zgjidhej sërish president i SHBA-së, do të inkurajonte Rusinë të bënte ç’të donte me anëtarët e aleancës që nuk paguanin pjesën që u takonte për sa i përket mbrojtjes.
Në një intervistë me aleatin dhe ish politikanin britanik Nigel Farage në GB Neës, Trump u shpreh se SHBA do të mbështeste 100 për qind anëtarët e NATO-s që paguanin. Por sërish shtroi pyetjen se përse SHAB duhet të mbronte vendet që kishin shumë para.
“Tani ata po paguajnë për shkak të komenteve mia. Nuk e di a e di, por shumë para kanë ardhur që nga ato komente. NATO nuk po paguante, u shpreh më tej Trump i cili kandidon sërish për shtëpinë e bardhë nën siglën e republikane. Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë të paktën dy për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen e tyre, një zotim ky që shumë vende ende nuk e kanë arritur, por janë zotuar ta përmbushin në një të ardhme ta afërt. Kur shkova në takimin e parë të NATO-s gjatë administratës sime, pashë se çfarë po ndodhte dhe iu thashë secili nga ju duhet të paguani faturat tuaja. Në takimi e dytë, i godita më shumë. Dhe kreu I një shtetit të madh shtroi para 28 vendeve anëtare të asaj kohe pyetjen, nëse nuk paguajmë faturat tona, a do na mbroni nga Rusia? Iu përgjigja: nuk do të paguani faturat? Nuk do t’ju mbrojmë. Është shumë e thjeshtë. Dhe qindra miliona dollarë filluan të vinin. Tani, nëse them, po do ju mbroj, ata nuk do të paguajnë faturat e tyre”, u shpreh Trump, i cili në intervistën për Nigel Farage ku pretendoi se NATO u bë e fortë falë tij.
“NATO duhet ta trajtojë SHBA në mënyrë të drejtë pasi nëse nuk do të ishte për SHBA-në, NATO nuk do të ekzistonte. Po ata kanë përfituar nga ne, si shume vende të tjera”, theksoi Trump, duke shtuar se SHBA duhet të paguante vetëm pjesën e saj, jot ë të tjerëve. Organizata e traktatit të atlantikut të veriut u krijua në vitin 1949, disa vite pas përfundimit të luftës së Dytë botërore. Në fillim kishte vetëm 12 anëtar, por tashmë 32 vende janë pjesë e saj. Një nga pjesët më të njohura të traktatit të organizatës është neni 5, sipas të cilin një sulm ndaj një vendi anëtar do të thotë sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë, pas sulmeve terroristë të 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-së.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




