Lufta, Japonia do të dërgojë ndihma në Gaza përmes korridorit mesdhetar

Botë | 3 vite më parë

Japonia do t’i bashkohet nismës së korridorit detar mesdhetar për të ofruar ndihma humanitare në Gaza nga Republika e Qipros, sipas ministres së Jashtme Yoko Kamikawa.

Ministrja tha se qeveria ka në plan të koordinojë menjëherë me vendet e tjera të lidhura për të ofruar ndihma përmes korridorit.

Projekti u lançua në fillim të javës, kryesisht i iniciuar nga Qiproja, SHBA, BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne do të punojmë menjëherë për këtë çështje,” shtoi diplomati i lartë japonez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar një plan për një pushtim tokësor të qytetit Rafah me ushtrinë që “përgatitet operacionalisht dhe për evakuimin” e rreth 1.5 milionë palestinezëve të bllokuar atje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme