Nisin votimet treditore në Rusi, Putin drejt mandatit të pestë

Botë | 3 vite më parë

Rusët janë drejtuar këtë të premte (15 mars) në qendrat e votimit në të gjithë vendin për të marrë pjesë në votimin treditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. 

Presidenti Vladimir Putin pritet të rikonfirmohet për një mandat të ri 6-vjeçar. Putin përballet me tre kandidatë, por kundërshtarët e tij nuk u lejuan të garojë nga Kremlini.

Zgjedhjet, të cila nuk pritet të jenë të lira e të drejta, por janë të parat që mbahen në Rusi që kur Vladimir Putini nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Presidenti Vladimir Putin më herët, u kërkoi rusëve, përfshirë edhe atyre në  territoret e aneksuara nga Ukraina, që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet treditore. Ai e quajti pjesëmarrjen në zgjedhje si shenjë patriotizmi.

71- vjeçari Vladimir Putin është në pushtet në Rusi si president ose kryeministër që nga viti 2000. Pas votimeve që mbyllen më 17 mars, ai pritet “të çimentojë” qëndrimin e tij në pushtet deri në vitin 2030.

Fituesi i zgjedhjeve është planifikuar që të marrë zyrtarisht detyrën më 7 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme