Vrasja e civilëve në Gaza dhe kriza humanitare, thellohet përplasja mes Bidenit dhe Netanjahut

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i afërt i Izraelit dhe ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake, megjithatë marrëdhëniet midis Bidenit dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahut mbeten të trazuara.

Në thelbin e përplasjes është numri në rritje i civilëve të vrarë dhe kriza humanitare në Gaza, ku OKB-ja paralajmëron se më shumë se gjysmë milioni njerëz – një e katërta e popullsisë – janë në prag të urisë.

Biden është bërë gjithnjë e më i zëshëm në thirrjen e tij që Izraeli të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza pa asnjë justifikim.

Presidenti amerikan ka theksuar se Izraeli ka të drejtën e tij “për t’u mbrojtur që nga sulmet e Hamasit, por duhet gjithashtu që të lejojë furnizimet për palestinezët dhe shpëtimi i jetës së tyre mund të jetë “mjet pazari”

Nga ana e tij, kryeministri izraelit këmbëngul se ndihma po lejohet, por fajëson Hamasin dhe OKB-në për dështimet në shpërndarjen e saj.

Por OKB-ja nga ana e saj fajëson Izraelin për sulmin ndaj policisë që siguronte autokolonat. Në këtë mënyrë, Netanjahu e ktheu kundër presidentit amerikan për kritikat e tij dhe paralajmëroi se ai po dëmtonte më shumë sesa të ndihmonte Izraelin, duke i thënë zotit Biden se kishte gabim në të dyja pikat.

“Përpjekja për të thënë se politikat e mia janë politikat e mia private që nuk mbështeten nga shumica e izraelitëve, është e rreme. Shumica dërrmuese janë të bashkuar si kurrë më parë dhe ata e kuptojnë se çfarë është e mirë për Izraelin” tha Netanyahu për uebsajtin Politico të dielën.

Izraeli është marrësi më i madh kumulativ në botë i ndihmës ushtarake amerikane, i furnizuar nga Uashingtoni me rreth 3.8 miliardë dollarë armë dhe sisteme mbrojtëse çdo vit.

Netanjahu ka deklaruar se do të shkojë përpara në Rafah.

“Ne do të shkojmë atje. Ne nuk do të largohemi nga Hamasi. E dini, kam një vijë të kuqe. E dini cila është vija e kuqe, se 7 tetori nuk do të përsëritet më”, është shprehur Netanjahu.  

Ndër kritikët e politikës së SHBA-së janë disa që kanë shpenzuar dekada duke e zbatuar atë.

Josh Paul, ish-zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar në shenjë proteste për ndikimin e ndihmës ushtarake për Izraelin, tha se administrata duhet t’u bindet ligjeve të SHBA-së që kufizojnë furnizimet me armë nëse një vend mendohet se po kufizon aksesin në ndihmat humanitare të SHBA-së, transmeton BBC.

“Përdorimi i Forcave Ajrore të SHBA, ose ndërtimi i kësaj skele [për të ofruar ndihma]… të dyja këto po bëhen sepse administrata nuk është mbështetur te Izraeli sa duhet për të hapur linjat tokësore të ndihmës për Gazën”, ka theksuar ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme