Rishfaqet monoliti misterioz, alpinistët e gjejnë në majë të një kodre në Uells

Botë | 3 vite më parë

Një monolit misterioz është shfaqur papritmas në një majë kodre në Uells. Struktura shkëlqyese e argjendtë u pa nga aplinistët në Hay Bluff, pranë qytetit Hay-on-Wye në fundjavë.

Me një lartësi rreth 3 metra, zbulimi i tij ka bërë që shumë njerëz në rrjetet sociale të pyesin se kush e vendosi atje dhe pse.

Disa kanë menduar nëse objekti mund të jetë apo jo me origjinë jashtëtokësore. Ndërtuesi lokal Craig Muir tha se ai ishte “i befasuar” kur vuri re atë që ai supozoi se ishte “një objekt që dukej si UFO” ndërsa ishte duke ecur.

“Dukej si një metal shumë i imët pothuajse si një çelik kirurgjik. Ai dukej krejtësisht e niveluar dhe e qëndrueshme, pavarësisht se moti ishte me erë” tha ai, duke përshkruar monolitin, një bllok i vetëm i madh i drejtë i bërë zakonisht prej guri.

Meqenëse nuk ka asnjë mënyrë për ta hipur në majë të kodrës, Muir sugjeroi se struktura mund të ishte hedhur në nga një helikopter.

“Nuk dukej sikur kishte rënë atje, përkundrazi ishte futur me saktësi në tokë. Megjithatë, nuk kishte gjurmë të dukshme rreth tij”, tha ai.

Kjo nuk është pamja e parë e një monoliti misterioz. Në nëntor 2020, një monolit u pa nga njerëzit në bordin e një helikopteri në shkretëtirën e largët të Utah në SHBA, përpara se të zhdukej disa ditë më vonë.

Vetëm disa ditë pas zhdukjes së tij, një tjetër monolit u shfaq në Isle of Wight, Isle of Wight. Struktura të ngjashme janë parë në Cornwall, disa pjesë të izoluara të Evropës./ BBC

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme