Çfarë do të bëjë Trump nëse hyn në Shtëpinë e Bardhë? Ndrenika: Ja 15 pikat prioritare!

Gazetari Denion Ndrenika, në një lidhje direkte nga SHBA-ja me emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, bëri një analizë dhe ofroi informacione, lidhur me garën e Super të Martës për nominim presidencial në zgjedhjet amerikane. Ai nënvizoi edhe disa prej përparësive të Tramp, të cilat i ka artikuluar gjatë fushatës.
“U konfirmua në Super të Martën ajo që pritej. Tramp është rifutur në garë. Shumë thonë se ekonomia ishte më mirë në kohën e Tramp. Fushata e Tramp ishte e fortë dhe fitorja e tij përballë rivales Niki Hallei ishte e thellë. Pavarësisht dasive mes amerikanëve në ekonomi dhe siguri, askush nuk të zë rrugën nëse do të ecësh përpara. Tramp ka disa fusha me përparësi si siguria, taksat, mjekësia, kufiri etj. Tramp ka thënë se do të shkarkojë prokurorët që i çuan marksistë, që do të vendosë një prokuror të posaçëm që të hetojë Baiden.”, tha Ndrenika.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




