Kriza humanitare në Gaza, SHBA dërgon tre avionë me ndihma ushqimore

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar ndihmën e parë ajrore me ushqime në Gaza. Tre avionë ushtarakë kanë hedhur me parashutë mijëra pako me ushqime.

Ndihma vjen në një kohë kur Gaza po përjeton katastrofën më të madhe humanitare si pasojë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkaq, vendet e tjera si Jordania, Franca kanë dërguar ndihma përmes ajrit në Gaza, kur zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se një e katërta e popullsisë po vuan nga uria.

SHBA përdori tre avionë transporti C-130 për të dërguar me parashutë ndihmat në Gaza.

Një nga zyrtarët tha se përfshinte më shumë se 38,000 vakte në 66 paleta. Shtëpia e Bardhë tha të premten se dërgesat ajrore do të jenë një përpjekje për të ndihmuar krizën humanitare, transmeton Reuters. 

Gjithashtu, administrata Biden po shqyrton ndihmën përmes transportit detar duke u nisur nga Qiproja, rreth 210 milje detare nga brigjet e Mesdheut dhe Gazës.

Prej muajsh SHBA i ka bërë thirrje Izraelit që të lejojë më shumë ndihmë në Gaza, diçka që Izraeli ka rezistuar në këtë drejtim por që sot ka nisur dërgimin e tre avionëve me pako ushqimore në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme