Lufta, Biden: Vdekjet në zonat humanitare në Gaza po komplikojnë negociatat

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton atë që ka ndodhur në zonën e shpërndarjes së ushqimit në Gaza – ku zyrtarët lokalë e shëndetësisë thonë se më shumë se 100 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën ndërsa ai pranoi se incidenti do të ndërlikojë negociatat në rajon.

“Jemi duke e shqyrtuar incidentin, por ka dy versione të asaj që ka ndodhur. Nuk kam ende një përgjigje,”  tha presidenti Biden.

Biden ka thënë se përshkallëzimi i konfliktit do të ndërlikonin negociatat.

Por Biden ende shprehu optimizëm se një marrëveshje për pengjet dhe një armëpushim i mundshëm mund të arrihet së shpejti.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha se incidenti i ka bërë zyrtarët amerikanë të ndjejnë edhe më shumë presion për të arritur një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve.

Biden komentoi se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të fundjavës.

Zyrtarët izraelitë, Hamasi dhe Katari të gjithë u distancuan nga optimizmi se mund të arrihet deri në fund të kësaj jave një marrëveshje për armëpushimin në Gaza.

Ndërkaq, shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara paralajmëroi në Gaza po shuhet jeta “me shpejtësi të tmerrshme”, mes raporteve më shumë se 100 njerëz u vranë dhe qindra u plagosën në brez ndërsa prisnin ndihmë.

“Edhe pas gati pesë muajsh armiqësi brutale, Gaza po vijon të na tronditë ”, shkroi Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente në X.

Shefi i ndihmës i OKB-së shtoi se ai ishte “i tmerruar nga vrasja dhe plagosja e qindrave njerëzve gjatë transferimit të furnizimeve me ndihma në perëndim të qytetit të Gazës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme