Ushtria izraelite kryen një sërë sulmesh ajrore në pozicionet e Hezbollahut

Avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore kundër bastioneve pro-iraniane të Hezbollahut mbi disa fshatra libaneze, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime.
Kjo pason pretendimet e Hezbollahut se kishte goditur ushtarët izraelitë në Jal al-Alam dhe postat izraelite në zonën e diskutueshme të Fermave Shebaa në kufirin libanezo-izraelit.
Hakmarrja izraelite shënjestroi periferi të Beit Leef dhe Ramia.
Më herët gjatë ditës, artileria izraelite goditi periferi të al-Naqoura, pas një nate sulmesh ajrore dhe granatimesh në disa qytete kufitare jugore, duke përfshirë Sidqine, Houla, Mais al-Jabal, Markaba dhe periferi të al-Taybeh.
Sipas burimeve libaneze të sigurisë, 14 persona u plagosën gjatë sulmeve izraelite në Sidqine gjatë natës.
Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën një numër “objektivash terroriste të Hezbollahut në zonën e Jabal Blat, duke përfshirë vendet e nisjes dhe një vendndodhje ushtarake ku operonin terroristët”.
Shkëmbimet e vazhdueshme ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë nxitur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse në kufirin verior të Izraelit me Libanin.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




