Zgjedhjet paraprake në Miçigan – Test me rëndësi për kandidatët Bajden dhe Tramp

Botë | 3 vite më parë

Ndërsa Xho Bajden dhe Donald Tramp po vazhdojnë fitoret në garat brenda partive te tyre, zgjedhjet paraprake që po mbahen në Miçigan mund të zbulojë shumëçka për të dy ata. Ish Presidenti Tramp, po përballet me një bllok votuesish këmbëngulës republikanë që favorizojnë rivalen e tij Nikki Haley, apo që thjeshtë nuk janë të bindur se ai mund të fitojë në një ri-përballje me Presidentin Bajden.

Ndërsa, ky i fundit, në Miçigan përballet me kundërshtimin e madh të votuesve të zhgënjyer arabë nga mbështetja e Presidentit Bajden për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Vetë Bajden e ka pranuar gjatë një interviste për një radio lokale të Miçiganit se ky shtet është një nga pesë shtetet që do të përcaktonte fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Nga ana tjetër Tramp po përballet me sfida ligjore dhe sipas një sondazhi të kryer nga AP, gati 4 në 10 votues republikanë thonë se ai ka shkelur ligjin në një apo më shumë raste për të cilat po akuzohet.

Presidenti Xho Bajden e fitoi Miçiganin në vitin 2020 me vetëm tre pikë më shumë nga Tramp dhe kjo me mbështetjen e afërsisht 55,000 banorëve të Dearbornit që thonë se kanë prejardhje arabe.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme