Alopecia, Britania miraton trajtimin e parë për sëmundjen

Botë | 3 vite më parë

Mijëra pacientë mund të përfitojnë nga trajtimi i parë i alopecisë i miratuar Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).

Alopecia areata është një sëmundje autoimune, ku sistemi imunitar i trupit sulmon folikulat e flokëve dhe shkakton rënien e flokëve. Vendimi i NHS është përshëndetur si një “ditë monumentale” për njerëzit me këtë gjendje.

“Për një kohë shumë të gjatë, pacientët me alopecia areata kanë kaluar pa një opsion të licencuar trajtimi të disponueshëm,” tha shefi ekzekutiv i bamirësisë, Sue Schilling.

Njerëzve me alopecia areata të rëndë tani mund t’u jepet një tabletë ditore për të përmirësuar rritjen e flokëve.

Trajtimi i ri funksionon duke reduktuar enzimat që shkaktojnë inflamacion dhe rënie të mëvonshme të flokëve në gjëndër./ SkyNews

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme