Primaret e Republikanëve, Trump shënon një tjetër fitore në Karolinën e Jugut

Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut.
Ish-presidenti fitoi në shtetin e origjinës së kundërshtarit të tij me një diferencë prej 20 pikësh duke shënuar fitoren e tij të katërt radhazi.
“Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy. Ai po shkatërron vendin tonë – dhe ne do të themi ‘dil Xho, je pushuar nga puna”, u tha Trump mbështetësve pas fitores.
Trump lavdëroi “unitetin” e partisë së tij pas rezultatit në Karolinën e Jugut, duke thënë: “Nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo. Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar”.
Në ditët përpara votimit në Karolinën e Jugut, fushata e Trump parashikoi se ish-presidenti do të grumbullonte mjaft delegatë për të arritur zyrtarisht nominimin brenda muajit të ardhshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




