Importet bujqësore nga jashtë BE-së, fermerët polakë paralajmërojnë bllokimin e një pikëkalimi kyç me Gjermaninë

Botë | 3 vite më parë

Fermerët në Poloni kanë njoftuar se do të bllokojnë autostradën kyçe A2 që lidh vendin e tyre me Gjermaninë, si pjesë e protestave kundër rregullave europiane dhe importeve të lira.

Bllokada është paraparë të zgjasë 24 orë, duke nisur nga dita e diel, tha për AFP-në zëdhënësi i lëvizjes së fermerëve në Poloni, Dariusz Wrobel. Fermerët kanë paralajmëruar se mbyllja e pikës kufitare me Gjermaninë është vetëm paralajmërim për autoritetet se protestat nuk do të ndalen.

Fermerët polakë kanë organizuar protesta në kufi me Ukrainën, duke bllokuar importet bujqësore ukrainase, ndërsa protesta e tyre vjen pas protestave të fermerëve evropianë në javët e fundit.

Fermerët në Poloni thonë se po shënjestrojnë të ashtuquajturën Marrëveshje të Gjelbër të Bashkimit Evropian për energjinë, transportin dhe taksat. Sipas Wrobel, kjo nismë “është e papranueshme në formën që blloku e ka kërkuar”. Sipas tij, fermerët po ashtu kundërshtojnë importet e produkteve bujqësore nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së “dhe nuk respektojnë normat evropiane”.

Gazetar: Artur Mata     

/rtsh.al/    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme