Qeni i Bajdenit kafshon personelin e Shërbimit Sekret Amerikan në 24 raste

Botë | 3 vite më parë

Qeni i familjes së presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka kafshuar personelin e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 raste në Shtëpinë e Bardhë dhe në vende të tjera.

“Kafshimet e fundit të qenve na kanë sfiduar të rregullojmë taktikat tona operacionale kur komandanti është i pranishëm — ju lutemi jepni shumë hapësirë” citoi CNN një ndihmës agjent special të paidentifikuar duke paralajmëruar se agjentët duhet të tregojnë kujdes që të garantojnë sigurinë.

Ky paralajmërim erdhi disa muaj përpara se qeni të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas disa incidenteve të kafshimit.

Incidentet e dokumentuara përfshijnë anëtarë të divizionit të Shërbimit Sekret, anëtarë të detajeve mbrojtëse të presidentit dhe zyrtarë të tjerë të Shërbimit Sekret të SHBA.

Rastet e kafshimeve kanë ndodhur jo vetëm brenda por jashtë rezidencës së Shtëpisë së Bardhë, por edhe në shtëpitë e familjes së Bajden në Wilmington dhe Rehoboth Beach, Delaware, në Camp David dhe në Nantucket, Massachusetts.

Në tetor 2022, një teknik i Shërbimit Sekret e përshkroi incidentin se ata ishin të shqetësuar për sjelljet e qenit.  

Qeni që mban emrin “Komandanti Bajden” është një pastor gjerman. Ai iu bashkua familjes Bajden në dhjetor 2021, ndërsa incidentet e kafshimit filluan në tetor të vitit 2022.

“Presidenti dhe zonja e parë kujdesen thellësisht për sigurinë e atyre që punojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe atyre që i mbrojnë çdo ditë. Pavarësisht trajnimit shtesë të qenve, lidhjes me litar, punës me veterinerë dhe konsultimit me sjelljen e kafshëve, mjedisi i Shtëpisë së Bardhë thjesht u dëshmua shumë për komandantin. Personeli i Shërbimit Sekret as nuk trajton dhe as nuk kujdeset për kafshët shtëpiake të familjes presidenciale, ne punojmë vazhdimisht me të gjitha entitetet e aplikueshme për të minimizuar çdo ndikim negativ nga kafshët shtëpiake të familjes” u shpreh Elizabeth Alexander, drejtoresha e komunikimit e zonjës së parë Xhill Bajden (Jill Biden).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme