Skynews: Rusia nuk ka mundësi të prodhojë mjaftueshëm municione për luftë

Rusia nuk ka prodhim të mjaftueshëm të municionit vendas për të përmbushur nevojat e saja, kanë thënë zyrtarët perëndimorë.
Zyrtarët perëndimor thanë për Skynews se “Industria ushtarake e Rusisë po lufton gjithashtu me ndikimin e sanksioneve”.
Paaftësia e rusëve për të blerë pajisje perëndimore po minon aftësinë e saj për të prodhuar sisteme të reja dhe për të riparuar të vjetrat.
“Mundësitë e prodhimit vendas të municionit të Rusisë janë aktualisht të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e konfliktit në Ukrainë”, thanë zyrtarët perëndimorë.
“Sanksionet po godasin rëndë kompleksin industrial ushtarak rus, duke shkaktuar vonesa të rënda dhe rritje të kostove”, shtuan ata.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




