Netanyahu: Nuk do të paguajmë asnjë çmim për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës

Botë | 3 vite më parë

Izraeli nuk do të paguajë asnjë çmim për kthimin e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës,  kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu ndërsa negociatat vazhdojnë për lirimin e tyre.

“Ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë asnjë çmim. Ka shumë presion mbi Izraelin, nga brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet tona, duke përfshirë një marrëveshje për lirimin e pengjeve me çdo kusht. Ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë asnjë çmim, sigurisht jo koston delirante që Hamasi po na kërkon të paguajmë, që do të nënkuptonte humbjen e shtetit të Izraelit”, tha Netanyahu.

“Rruga për lirimin e tyre është forcimi i presionit ushtarak ndaj Gazës dhe mposhtja e Hamasit”, theksoi  ai.

Këto deklarata erdhën pasi Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë të dërguarin e tyre të posaçëm për Lindjen e Mesme në rajon si pjesë e bisedimeve midis SHBA, Egjiptit, Izraelit dhe Katarit që synojnë një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme