Presidenti izraelit Herzog në Mynih për Konferencën e Sigurisë

Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të zhvillojë të premten një vizitë në Gjermani.
“Pas një takimi me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Herzog do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, njoftoi të enjten zëdhënësi i presidentit izraelit.
Gjatë vizitës së tij dyditore, presidenti izraelit ka planifikuar një sërë bisedimesh diplomatike me politikanë të lartë ndërkombëtarë.
Sipas deklaratës, Herzog synon të diskutojë me Steinmeier përpjekjet për lirimin e pengjeve të tjera të mbajtura nga organizata islamike palestineze Hamas.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




