Rusia fut në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë dhe zyrtarë të Lituanisë

Botë | 3 vite më parë

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, është futur në një listë të zezë nga ana e Rusisë për shkak të përpjekjeve të saj për të hequr monumentet e Luftës së Dytë Botërore të epokës sovjetike në vendin baltik. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova konfirmoi se Kallas dhe Peterkop ishin në listë për shkak të përfshirjes së tyre në heqjen e monumenteve.

Kallas i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar si “taktikë e njohur e frikësimit nga Moska”.

“Rusia mund të besojë se lëshimi i një urdhër-arresti fiktiv do të bëjë që të heshtë Estonia,” tha ajo. “Unë refuzoj të hesht — do të vazhdoj të mbështes me zë të lartë Ukrainën dhe të mbrojë forcimin e mbrojtjes evropiane.”

Policia ruse ka futur në listën e personave më të kërkuar edhe ministrin e kulturës të Lituanisë, si dhe ish-deputetë lituanezë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zonja Kallas është në kërkim për shkak të “fyerjes së kujtesës historike”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS njoftoi se zyrtarët e vendeve baltike akuzohen për “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”, për të cilin kodi penal rus parashikon dënim me 5 vite burgim.

“Kremlini tashmë shpreson se me këtë veprim do të më heshtë mua dhe të tjerët – por nuk do t’ia arrijë”, deklaroi kryeministrja estoneze në rrjetin social X.

“Do ta vazhdoj mbështetjen time të fortë për Ukrainën. Do të vazhdoj të mbështes forcimin e mbrojtjes së Evropës” tha ajo, duke shtuar se veprimi i Rusisë nuk ishte një surprizë.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën dy vite më parë, vendet baltike Estonia, Letonia dhe Lituania rrëzuan monumentet e epokës sovjetike, përfshirë edhe monumentet kushtuar ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ky është vetëm fillimi”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Krimet ndaj kujtesës për ata që çliruan botën nga nazizmi dhe fashizmi duhet të hetohen dhe ndëshkohen”, tha ajo.

Politikanët e vendeve baltike rrezikojnë të arrestohen vetëm nëse kalojnë kufirin rus. Krahas kryeministres Kallas, në listën e të kërkuarve është futur edhe sekretari estonez i Shtetit, ministri i Kulturës, si dhe rreth 60 deputetë të parlamentit të mëparshëm të Lituanisë.

Shtetet Baltike u ankesuan nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940 dhe në vazhdim u pushtuan nga Gjermania naziste, përpara se t’i riktheheshin Moskës si pjesë e bllokut komunist. Ato rifituan pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme