Deklaratat e Trump për NATO – Michel: Të pamatura, i shërbejnë vetëm interesave të Putinit

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka kritikuar komentet e Donald Trump në lidhje me mosmbrojtjen e aleatëve të NATO-s nga një pushtim i mundshëm rus.

Teksa i ka konsideruar deklarata të pamatura, Michel shkruan në një reagim në rrjetin social X se sipas tij këto deklaratat i shërbejnë interesit të Putin-it.

“Deklaratat e pamatura për sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e nenit 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit. Aleanca Transatlantike ka mbështetur sigurinë dhe mirëqenien e amerikanëve, kanadezëve dhe evropianëve për 75 vjet. Ato nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë. Në vend të kësaj, ata ritheksojnë nevojën që BE-ja të zhvillojë urgjentisht më tej autonominë e saj strategjike dhe të investojë në mbrojtjen e saj . Dhe për ta mbajtur të fortë Aleancën tonë”, shkruan në reagim presidenti i Këshillit Evropian.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka përshkuara si të tmerrshme komentet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje nga aleatët e NATO-s në rast të një sulmi të Rusisë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Trump ka qenë prej kohësh kritik ndaj vendeva anëtare të NATO-s për mospërmbushje të kontributeve të tyre për buxhetet të mbrojtjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme