Kim Jong-un: Armiku ynë kryesor mbetet Seuli!

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e quajti përsëri Korenë e Jugut armiken kryesore të Phenianit dhe u zotua se do ta mbrojë vendin e tij me forcë dhe jo me negociata, theksoi agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap.

Vërejtjet e Kim erdhën pasi Veriu kohët e fundit braktisi politikën e tij prej dekadash për të kërkuar ribashkim me Jugun dhe bëri thirrje për kodifikimin e një angazhimi për të “pushtuar plotësisht” territorin e Koresë së Jugut në rast lufte.

”Përcaktimi i Koresë së Jugut si armiku kryesor më i dëmshëm dhe armiku kryesor i padiskutueshëm dhe vendosja si politikë kombëtare për të pushtuar territorin e tyre në rast emergjence, është një masë e arsyeshme për sigurinë e përjetshme të vendit tonë dhe paqen dhe stabilitetin e së ardhmes”, deklaroi Kim.

”Paqja nuk është diçka për të cilën duhet të lutet ose të merret në këmbim të bisedimeve, tha Kim duke shtuar se Pheniani nuk përballet më me provën joreale të angazhimit në bashkëpunim me Jugun.

/ rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme