Lufta Izrael-Hamas, Blinken takohet me Mahmud Abbas: AP të qeverisë Bregun Perëndimor dhe Gazën

Botë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar në Ramallah me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.

Takimi i Blinken me Abbasin pason takimet me zyrtarë të lartë izraelitë ndërsa SHBA po shtyn për reforma brenda Autoritetit Palestinez, duke synuar qëllimin përfundimtar që grupi të jetë në gjendje të qeverisë Bregun Perëndimor dhe Gazën.

Gjithashtu, vjen në mes të një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor pas sulmeve të 7 tetorit. Blinken i ka kërkuar vazhdimisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të bëjë më shumë për të trajtuar dhunën e kolonëve izraelitë.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden javën e kaluar vendosi sanksione ndaj katër izraelitëve për ushtrim të dhunës në Bregun Perëndimor.

Blinken është takuar me Abbasin në të gjitha udhëtimet e tij në rajon.

Ndërkaq, Blinken ka takuar edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu teksa zhvillohen luftimet mes forca izraelite dhe Hamasit.

Ata kanë diskutuar përpjekjet e fundit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe rëndësinë e rritjes së ndihmës humanitare ndaj civilëve të zhvendosur në të gjithë Gazën.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit bëhet e ditur se Blinken ka përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e një shteti palestinez si mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët dhe një integrim më të madh për rajonin.

Blinken i vuri në dukje Netanjahut nevojën urgjente për të ulur tensionet në Bregun Perëndimor dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”.

“Takimi i gjatë dhe i thelluar” u pasua nga një takim i zgjeruar ku përfshihej ministri i Mbrojtjes i Izraelit, si dhe udhëheqës të sigurisë dhe inteligjencës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme