Republikanët refuzojnë, bllokohet ndihma financiare për Izraelin dhe sigurinë kufitare

Botë | 3 vite më parë

Dhoma e Përfaqësuesve nuk e miratoi një projektligj, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Izraelin me 17.6 miliardë dollarë. Ndihma për Izraelin, njërin prej vendeve të huaja që gëzon mbështetjen më të madhe amerikane tradicionalisht ka marrë përkrahje të fuqishme dypartiake në Kongres.

Por, shumë kundërshtarë e cilësuan legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve si dredhi politike të republikanëve për ta shpërqendruar vëmendjen nga kundërshtimi i tyre ndaj një projektligji prej 118 miliardë dollarëve, i cili përfshin një ndryshim të politikës amerikane për emigracionin dhe mbështetjen e re financiare për sigurinë kufitare.

Megjithatë projektligji mora vota kundër edhe nga radhët e demokratëve.  Presidenti Joe Biden nuk i përmendi kundërshtitë nga partia e tij, por fajësoi republikanët se po i nënshtrohen trysnisë së ish presidentit Donald Trump, që sipas tij, i ka kontaktuar ligjvënësit republikanë për t’i “frikësuar ata që të votojnë kundër këtij propozimi që përfshin në një pjesë të rëndësishme të financimeve për sigurinë kufitare “. “Sinqerisht, ata e kanë detyrim ndaj popullit amerikan të tregojnë vendosmëri dhe të bëjnë atë që është e drejtë”, tha Biden.

Presidenti, i cili e mbështet projektligjin e Senatit, ishte zotuar se do të përdorte veto ndaj projektligjit të republikanëve për ndihmë vetëm për Izraelin në Dhomën e Përfaqësuesve.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme