Baykar, prodhuesi i dronëve luftarakë fillon ndërtimin e fabrikës së re në Kiev

Kompania turke, Baykar, që njihet për prodhimin e dronëve luftarakë “Bajraktar” (o. “Bayraktar”) të përdorur edhe në luftën Rusi–Ukrainë për të shkatërruar arsenalin rus, ka filluar ndërtimin e një fabrike të re brenda territorit ukrainas.
Baykar është pajisur me lejet e posaçme për të prodhuar dronë luftarakë në Ukrainë në muajin qershor 2023, ndërsa marrëveshja u lidh në shkurt 2022 para se Rusia të niste pushtimin e vendit.
Investimi do i kushtojë kompanisë turke rreth 95 milionë euro dhe prodhimi i mjeteve është planifikuar të nisë në vitin 2025.
Drejtuesit e kompanisë thanë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se pavarësisht konfliktit në vazhdim mes Rusisë dhe Ukrainës dhe rrezikut që mund t’i kanoset, “asgjë nuk do e ndalë” planin aktual për fabrikën.
Baykar thotë se prodhimi vjetor do të jetë rreth 120 njësi në vit, por nuk e ka përcaktuar modelin e dronit – TB2 apo TB3 – që do të prodhojë në fabrikën ukrainase.
Dronët luftarakë “Bajraktar” janë blerë nga rreth 30 shtete të botës, mes tyre edhe Shqipëria. Vitin e kaluar qeveria shqiptare arriti marrëveshjen për tre mjete të tilla të armatosura për qëllime lufte ose për monitorimin e territorit. /KI
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




