Bombarduesit strategjikë rusë fluturojnë pranë territorit amerikan

Botë | 3 vite më parë

Dy avionë bombardues strategjikë rusë Tu-95MC fluturuan mbi ujërat neutrale pranë territorit amerikan të Alaskës, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Fluturimet mbi detet Bering dhe Chukchi, të cilat nuk janë në pronësi të asnjë vendi, zgjatën nëntë orë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Bombarduesit u shoqëruan nga avionët luftarakë Su-30SM, shtoi ministria.

“Fluturimi u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore,” tha gjenerallejtënant Sergei Kobylash, komandant rus i aviacionit me rreze të gjatë.

“Pilotët e aviacionit me rreze të gjatë fluturojnë rregullisht mbi ujërat neutrale të Arktikut, Atlantikut të Veriut, Detit të Zi, Detit Baltik dhe Oqeanit Paqësor”, shtoi ai.

Rusia zhvillon shpesh stërvitje pranë territorit të NATO-s, por këmbëngul se ajo qëndron në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk shkel kurrë atë të vendeve të tjera.

Disa anëtarë të NATO-s kryejnë gjithashtu misione pranë territorit.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme