SHBA vijon sulmet ajrore, godet objektivat në Jemen. Rrëzon dronet e grupit “Houthi”

Forcat amerikane kanë vijuar sulmet që prej mbrëmjes së djeshme ndaj grupeve që mbështeten nga Irani pas sulmit që këto të fundit kryen ndaj bazës amerikane, duke lënë të vdekur tre ushtarë amerikanë.
Forcat amerikane kanë goditur dronet e grupit Houthi që ishin nisur për të sulmuar anijet amerikane.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), nga sulmet u rrëzuan edhe shumë drone në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Sulmet vijnë në një kohë kur SHBA vijon të mbajë nën shënjestër grupin Houthi në një përpjekje për të mbrojtur anijet që kalojnë në rajon dhe pasi SHBA goditi 85 objektiva në sulmet ajrore të kryera kundër milicive të tjera të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri.
Sulmet e së premtes piketuan një dron mbi Gjirin e Adenit në mëngjes. CENTCOM tha se e ka identifikuar dronin se i përket grupit të kontrolluar nga Houthi të Jemenit.
Më vonë, SHBA kryen sulme kundër katër UAV-ve Houthi që po përgatiteshin të niseshin nga zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen dhe më pas shtatë dronë të tjerë që fluturonin mbi Detin e Kuq.
Sulmet u nisën nga USS Carney dhe USS Laboon me F/A-18 nga Dwight D. Eisenhower Carrier Strike Group, transmeton CNN.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme. SHBA vazhdon të përpiqet të pengojë sulmet e mëtejshme ndaj ushtrisë së saj në rajon, pa shkaktuar përhapjen e konfliktit.
Të martën, grupi Houthi-t lëshoi një raketë në Detin e Kuq derisa u shkatërruar nga një destrojer amerikan, duke vendosur në rrezik luftanijen amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




