Nairobi- Shpërthen kamioni që transportonte gaz, humbin jetën 2 persona, plagosen 222 të tjerë

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, u ka marrë jetën dy persona dhe ka plagosur të paktën 222 të tjerë, 25 prej të ciilëve janë fëmijë.
Zëdhënësi i qeverisë ka bërë me dije se një kamion që po transportonte gaz ka shpërthyer në Embakasi.
Shpërthimi ndodhi fare pranë nja blloku banimi, ndërsa shkaktoi dëmtim të disa prej banesave, bizneseve e automjeteve.
Shkaku është ende duke u përcaktuar.
“Topi i zjarrit nga shpërthimi ishte “përhapur gjerësisht” dhe një cilindër gazi fluturues kishte goditur një depo rrobash dhe tekstilesh, duke e djegur atë. Keniasit këshillohen të mbajnë larg zonën e rrethuar në mënyrë që të lejojnë që misioni i shpëtimit të kryhet [me] ndërprerje minimal”, tha zëdhënësi i qeverisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




